“12 efektivë të plagosur”, PD deklaratë zyrtare: E pavërtetë, policia po përpiqet të tregojë se ishte protestë e dhunshme

24 Janar 2026 | 21:41

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të Policisë së Shtetit, sipas të cilave 12 efektivë janë plagosur gjatë protestës kombëtare të opozitës.

Përmes një deklarate zyrtare, PD i ka cilësuar këto pretendime si të pavërteta dhe të pabazuara. Sipas opozitës, nga verifikimet e kryera në mënyrë operative në të gjitha spitalet e Tiranës, asnjë punonjës policie nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore.

Demokratët akuzojnë Policinë e Shtetit për, siç e quajnë ata, përpjekje për të paraqitur protestën si të dhunshme, ndërsa e lidhin situatën me tensionet politike në vend.

Ndërkohë, PD deklaron se gjatë protestës ka pasur dhjetëra qytetarë të lënduar dhe persona të arrestuar, duke pretenduar se disa prej ndalimeve janë kryer në mënyrë të paligjshme nga persona pa uniformë dhe pa shenja identifikuese policore.

Partia Demokratike paralajmëron se çdo shkelje e ligjit do të dokumentohet dhe se përgjegjësit do të përballen me pasoja ligjore. Gjithashtu, ajo shpreh mbështetje për protestuesit dhe garanton ndihmë ligjore për të ndaluarit dhe familjarët e tyre.

Sipas opozitës, përdorimi i gazit lotsjellës dhe forcës gjatë protestës tregon, sipas tyre, tensionin e situatës politike në vend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026