Kevin Rudd njoftoi se do të dorëhiqet, kryeministri australian zgjedh ambasadorin e ri në SHBA
Kryeministri australian Anthony Albanese ka zgjodhur Greg Moriarty si ambasadorin e ardhshëm të Australisë në Shtetet e Bashkuara, pasi Kevin Rudd njoftoi se do të jepte dorëheqjen pas kritikave nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.
Albanese tha se Moriarty, sekretari aktual i mbrojtjes i Australisë, do të zëvendësonte Rudd si ambasador në Uashington.
“Z. Moriarty është, sipas mendimit tim, një nëpunës publik australian i jashtëzakonshëm”, i tha ai.
Rudd, një ish-kryeministër australian i cili kishte bërë komente kritike për Trump përpara se të merrte detyrën si ambasador në Uashington, tha gjatë javës se planifikon të japë dorëheqjen në mars, një vit para se të mbarojë mandati i tij.
Në tetor, Trump tha për Rudd gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë se ai nuk i pëlqente. Albanese tha se administrata Trump ishte informuar për përzgjedhjen e Moriarty dhe shprehu kënaqësinë e saj.
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet