Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes, hap historik!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë të publikuar së fundmi me BBC ka folur lidhur me nënshkrimin e Bordit të Paqes të Trump për Gazën ku ajo ishte e pranishme në Davos. Osmani gjatë fjalës së saj theksoi se Kosova e di se si arrihet paqja, duke theksuar rolin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Ajo u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes është hap historik për Republikën e Kosovës. Osmani theksoi se 26 vjet më parë Kosova ishte e shkatërruar nga lufta dhe se ndaj popullit po kryhej gjenocid.
Osmani u shpreh ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara, me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera demokratike, i hapi rrugë paqes, lirisë dhe pavarësisë së vendit.
“Le të kthehemi pak pas në kohë, 26 vjet më parë. Kosova ishte një vend i shkatërruar nga lufta. Kundër popullit të Kosovës po kryhej gjenocid dhe, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara, natyrisht me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe shumë vendeve demokratike në mbarë botën jetët tona u shpëtuan.
Na u dha një shans për paqe. Na u dha një shans për të jetuar të lirë. Dhe sot, ne jemi sovranë, jemi demokratikë, jemi të pavarur dhe, më e rëndësishmja, fëmijët tanë janë brezi i parë në historinë e kombit tonë që nuk e ka njohur luftën dhe që po e shijon paqen”, tha ajo.
Sipas saj, paqja arrihet përmes veprimit.
“Në atë kohë, unë isha një fëmijë lufte, duke u rritur nën granata dhe, si të gjithë të tjerët në brezin tim, jetët tona ishin në rrezik. Por thelbi është ky: ajo që po dëgjonim atëherë ishin rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ishin copa letre, ishin fjalë, por nuk kishte asnjë veprim, derisa SHBA-ja ndërhyri dhe mobilizoi botën për të na ardhur në ndihmë”, theksoi ajo.
Sipas saj është e nevojshme një organizatë të fuqishme ndërkombëtare që merret me krijimin e paqes dhe arritjen e saj. Ajo shtoi se OKB-ja do të përfshihej në ruajtjen e paqes që sipas saj e bën më së miri në Kosovë për më shumë se dhjetë vjet.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut