Çejku: Kosova dominoi në Davos, përfaqësohej me nivelin më të lartë
Diplomati Arben Çejku ishte këtë të diel i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania ku dha detaje lidhur me Forumin Ekonomik Botëror në Davos ku ishte i pranishëm. Çejku u shpreh se Kosova ka dominuar në këtë forum teksa theksoi se është përfaqësuar në nivelin e saj më të lartë.
Ai ndër te tjera shtoi se Kosova me nënshkrimin e Bordit te Paqes do të ketë edhe përfitime të tjera. Sipas tij nëse Rusia firmos Bordin e Paqes sikur ka premtuar do ta njohë në mënyrë indirekte shtetin e Kosovës ashtu siç do të veprojnë edhe vende e tjera.
Sa përket eksperiencës së tij gjatë këtij forumi, ai theksoi se mësoi shumë. Ai shtoi se në Davos shkoi si drejtues i një qendre të pavarur studimesh ku zhvilloi takime me personalitete të cilat sipas tij nuk mund të takohen në përditshmëri.
“Dominoi Kosova dhe këtu dua të ndalem pak. Nuk është thjeshtë prezenca e presidentes Osmani në Davos por ata na bënë krenarë sepse kishin një House of Kosovo.
Në të cilën rreshtohej me organizime të tjera si House of India, Meksika e shtetet e tjera. Kosova ishte prezente me kompani me biznese me kryeministrin dhe përfaqësohej me nivelin më të lartë”, tha ai.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet