Carney: Kanadaja nuk ka ndërmend të ndjekë një marrëveshje të tregtisë së lirë me Kinën
Kanadaja nuk ka ndërmend të ndjekë një marrëveshje të tregtisë së lirë me Kinën, tha sot kryeministri kanadez Mark Carney, duke vënë në dukje se marrëveshja që të dy vendet nënshkruan së fundmi përfshin uljen e tarifave në disa sektorë.
Carney tha se sipas marrëveshjeve të tregtisë së lirë të Kanadasë me Shtetet e Bashkuara dhe Meksikën, ka angazhime për të mos ndjekur marrëveshje të tregtisë së lirë me ekonomitë jo-tregu pa njoftim paraprak, raporton AP.
“Ne nuk kemi ndërmend ta bëjmë këtë me Kinën apo ndonjë ekonomi tjetër jo të tregut. Me Kinën, ne thjesht kemi korrigjuar disa nga problemet që janë zhvilluar gjatë viteve të fundit”, tha Carney.
Më herët gjatë ditës së sotme, Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha në një postim në rrjetin e tij social Truth se Kanadaja po “kryen vetëshkatërrim sistematik” dhe vlerësoi se marrëveshja e mundshme tregtare e vendit me Kinën do të ishte një “katastrofë”.
Dje, në atë platformë, Trump kërcënoi se SHBA-të do të vendosin një tarifë prej 100 për qind për të gjitha importet kanadeze nëse Kanadaja arrin një marrëveshje tregtare me Kinën.
Carney tha më herët sot se kanadezët, për shkak të kërcënimeve ndaj ekonomisë nga jashtë, kanë bërë një zgjedhje “të përqendrohen në atë që mund të kontrollojnë”, domethënë, në mbështetjen e ekonomisë së vendit duke blerë produktet e tyre.
Carney nuk iu referua drejtpërdrejt SHBA-së si një “kërcënim nga jashtë” në video-adresën, të cilën e postoi në mediat sociale, por fjalimi i tij erdhi pasi Trump tha dje se SHBA-të do të vendosin një tarifë 100 për qind për të gjitha produktet nga Kanadaja nëse vendi nënshkruan një marrëveshje tregtare me Kinën.
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet