Stuhia e fuqishme e borës në SHBA, bilanci: 17 viktima janë rregjistruar deri tani
Shtetet e Bashkuara po përballen me një valë të fortë stuhish dimërore, që ka shkaktuar të paktën 17 viktima dhe ka lënë qindra mijëra familje pa energji elektrike. Mes të prekurve ndodhet edhe një adoleshente 16-vjeçare.
Zona më të prekura përfshijnë Nju Jorkun, Tenesin, Luizianën, Masaçusetsin, Kansasin, Pensilvaninë dhe Teksasin. Në shumë qytete janë mbyllur shkolla dhe rrugë, ndërsa mbi 10 mijë fluturime janë anuluar për shkak të kushteve ekstreme.
Reshjet intensive të borës kanë paralizuar transportin dhe shërbimet publike, sidomos në pjesën qendrore dhe lindore të vendit. Meteorologët paralajmërojnë se, edhe pse reshjet do të pakësohen gjatë ditës, temperaturat shumë të ulëta do të vazhdojnë të krijojnë rrezik. Paralajmërimet e Shërbimit Kombëtar të Motit (NWS) mbulojnë një territor që shtrihet nga Teksasi në jug deri në Anglinë e Re në verilindje.
Stuhia ka shkaktuar probleme edhe në Kanada. Në Toronto, Aeroporti Pearson regjistroi reshje rekord dëbore, duke sjellë vonesa dhe anulime fluturimesh.
Autoritetet e motit dhe emergjencave i bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të sigurt dhe të ndjekin udhëzimet e shpëtimit, ndërsa kushtet e motit mbeten të rrezikshme.
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet