Vengu: Buxheti i Mbrojtjes arrin nivel historik 2,03% të PBB-së

27 Janar 2026 | 12:00

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi këtë të martë në Kuvend se Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2025 arriti për herë të parë nivelin 2,03% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke e cilësuar një arritje me rëndësi strategjike për vendin. Ai bëri të ditur se ky nivel është vendosur me Aktin Normativ të Dhjetorit 2025, i cili për herë të parë parashikon rritje të buxhetit të mbrojtjes në fundvit.

“Me Aktin Normativ të Dhjetorit 2025, Buxheti i Mbrojtjes arriti për herë të parë nivelin 2,03% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, një arritje me rëndësi të veçantë strategjike për vendin”, tha Vengu. Ai shtoi se 97% e buxhetit të mbrojtjes për vitin 2025 është e ezauruar, duke rrëzuar çdo pretendim për keqmenaxhim të fondeve publike: “Të gjitha këto janë realizuar duke ulur deficitin dhe duke ulur borxhin publik. Sa herë që na akuzoni për keqmenaxhim apo për vjedhje, duhet të rikujtoni këtë fakt: ulje e borxhit dhe ulje e deficitit”, theksoi ministri.

Një tjetër element i rëndësishëm i këtij akti normativ lidhet me kompensimin e dëmeve nga zjarret që goditën vendin vitin e kaluar. Vengu nënvizoi se shteti ka reaguar në kohë, duke bërë të mundur ezaurimin e plotë të kompensimeve për bashkitë e prekura: “Edhe në këtë rast, kemi një shtet që reagon në kohë, reagon brenda vitit buxhetor dhe, falë këtij akti normativ, është bërë e mundur ezaurimi i plotë i kompensimeve për bashkitë e prekura nga zjarret”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026