Linjat ajrore SHBA-Mbretëri e Bashkuar kërkojnë nga qeveritë respektive krijimin e një korridori udhëtimi

8 Qershor 2021 | 11:46

Linjat ajrore që ofrojnë shërbime të pasagjerëve midis Mbretërisë së Bashkuara dhe SHBA-së po bëjnë thirrje që të dy vendet të hapin një korridor udhëtimi.

Në një deklaratë të përbashkët, drejtorët e të gjashtë linjave ajrore që ofrojnë shërbime për pasagjerët nga Mbretësia e Bashkuar në SHBA, si dhe Aeroporti Heathrow argumentuan se rihapja e udhëtimeve transatlantike “do të jetë thelbësore për të ndezur rimëkëmbjen ekonomike”.

Shtetet e Bashkuara janë aktualisht në një kategori të Mbretërisë së Bashkuar së bashku me shumicën e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ku udhëtarët nga vendet e kësaj kategorie duhet të paraqesin një test negativ COVID-19 para udhëtimit dhe karantinë për 10 ditë pas mbërritjes.

Uashingtoni ndërkohë kufizon hyrjen e çdo personi jo-rezident që ka qenë në Mbretërinë  Bashkuar dhe BE gjatë 14 ditëve të mëparshme, megjithëse zbatohen disa përjashtime të kufizuara.

Drejtorët e Përgjithshëm argumentuan se “me programet kryesore të vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, ekziston një mundësi e qartë për të hapur në mënyrë të sigurt udhëtimet midis këtyre dy vendeve që janë me rrezik të ulët”.

Kjo thirrje e tyre vjen pak ditë para takimit të Presidentit të SHBA Joe Biden dhe Kryeministrit Britanik Boris Johnson, të cilët do të takohen këtë javë në një samit të liderëve të G7.

Më shumë se tre të katërtat e të rriturve britanikë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinave dhe 63.5% e njerëzve të moshës mbi 18-vjeç në SHBA janë gjithashtu të injektuar pjesërisht.

Drejtuesit e biznesit citojnë gjithashtu studime që tregojnë se vaksinimi po zvogëlon transmetimin dhe frenon përhapjen e varianteve.

LEXONI GJITHASHTU:

Moderna kërkon të përdorë vaksinën e saj kundër COVID në adoleshentët e Evropës

Britania e Madhe e frikësuar nga varianti delta, Spanja e hapur për të vaksinuarit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026