Sekuestrohen nëntë tonë kokainë në një anije në Oqeanin Atlantik
Policia britanike ka ndihmuar në sekuestrimin e një sasie rekord prej rreth nëntë tonësh kokainë nga një anije gjysmë-nëndetëse në Oqeanin Atlantik, në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kundër trafikut të drogës.
Ngarkesa gjigante, u ndalua vetëm 230 milje detare larg destinacionit të saj në arkipelagun e Azoreve. Gjatë ndërhyrjes, anija u fundos përpara se autoritetet të arrinin të nxirrnin të gjithë ngarkesën, duke bërë që 35 nga gjithsej 300 pakot me kokainë të përfundonin në fund të Atlantikut.
Operacioni u udhëhoq nga policia portugeze, me mbështetjen e autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara. Sipas policisë, sasia e sekuestruar përbën kapjen më të madhe të kokainës të realizuar ndonjëherë në Portugali.
Autoritetet bënë të ditur se anija kishte ardhur nga Amerika Latine dhe në bord ndodheshin tre shtetas kolumbianë dhe një venezuelian. Brenda mjetit lundrues po transportoheshin 300 balla me drogë.
Anije të tilla, të njohura si “narko-nëndetëse”, janë përdorur gjithnjë e më shpesh nga kartelet e drogës për të transportuar lëndë narkotike nëpër dete dhe oqeane, duke shmangur zbulimin nga autoritetet.
Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon