Bordi i Paqes njofton pranimin e Shqipërisë si anëtare themeluese e organizatës ndërkombëtare

28 Janar 2026 | 09:40

Bordi i Paqes ka njoftuar zyrtarisht pranimin e Shqiperisë si anëtare themeluese të organizatës ndërkombëtare.

“Bordi i Paqes e mirëpret Shqipërinë si një anëtare themeluese të organizatës sonë ndërkombëtare në rritje”, thuhet në postimin e Bordit në rrjetin social X.

Bordi i Paqes u themelua zyrtarisht të enjten e 22 janarit në Davos, ku Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, firmosi Kartën themeluese të nismës së re ndërkombëtare, gjatë një ceremonie te posaçme në kuadër të Forumit Ekonomik Boteror.

Ceremonia e nënshkrimit nisi me prezantimin e anëtarëve themelues të Bordit të Paqes, mes të cilive figura politike nga më pak se 20 vende.

Bordi, i kryesuar për një kohë të pacaktuar nga Trump, fillimisht u konceptua si një organ i kufizuar i ngarkuar me mbikëqyrjen e rindërtimit të Rripit të Gazës, i cili u shkatërrua nga lufta dyvjeçare e Izraelit.

Trump fillimisht e kishte propozuar Bordin e Paqes si pjesë të një faze të dytë të planit të armëpushimit prej 20 pikash në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, në shtator. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e mbështeti planin në nëntor, duke i dhënë legjitimitet ndërkombëtar, me një mandat për bordin që të mbikëqyrë demilitarizimin dhe rindërtimin e Gazës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit qëndrojnë në shesh, pritet ta gdhijnë para Kryeministrisë. Marshime edhe në rrugët e Tiranës

Prej gati 5 orësh protestuesit po vijojnë protestën para Kryeministrisë. Qytetarë të shumtë vijojnë të jenë të mbledhur para Kryeministrisë ndërsa grupe të tjera të...
23:58 | 20/06/2026

Rama të hënën vizitë në Paris, Euronews Albania zbulon detaje nga agjenda

Kryeministri Edi Rama mësohet se do të udhëtojë të hënën, më 22 qershor drejt Parisit. Burime për gazetaren e Euronews Albania, Eksiola Shehu bëjnë me...
23:21 | 20/06/2026

Çepani: Shqipëria do jetë ndryshe pas kësaj proteste, gjithçka do ndryshojë

Aktivistja Edlira Çepani e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Çepani gjatë fjalës...
23:06 | 20/06/2026