VIDEO/ Makina del nga rruga në aksin Mjedë-Spathar, përfundon në liqenin e Vaut të Dejës

28 Janar 2026 | 16:59

Një aksident është regjistruar këtë të mërkurë në aksin rrugor Mjedë-Spathar në Vaun e Dejës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:10 ku një mjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur 3 persona. Ata janë nxjerrë nga liqeni dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital. Policia po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

“Vau i Dejës/Informacion paraprak. Rreth orës 16:10, në aksin rrugor “Mjedë-Spathar”, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqenin e Vau të Dejës. 

Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas që ndodheshin në automjet  të cilët u nxorrën nga liqeni dhe ndodhen në spital, për mjekim. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026