Itali/ Zbulohet laborator kokaine në Firence në shtëpinë e një shqiptari, 4 të arrestuar

28 Janar 2026 | 21:26

Policia italiane ka zbuluar një laborator për përpunimin e kokainës në banesën e një shtetasi shqiptar në Firence, duke sekuestruar 34 kilogramë lëndë narkotike. Sipas autoriteteve, sasia e drogës do të kapte në treg një vlerë prej rreth 700 mijë eurosh.

Në pranga ka rënë një 54-vjeçar shqiptar, si edhe tre shtetas kolumbianë, të dyshuar si të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm. Hetimet nisën pasi policia vuri re lëvizje të dyshimta pranë banesës, çka çoi në monitorimin e zonës dhe më pas në kontrollin e ambienteve.

Mediat italiane raportojnë se brenda banesës u zbulua një laborator i mirëfilltë për përpunimin e drogës, i pajisur me peshore, presa, furrë, pompa, makina vakumi, qese, substanca prerëse si dhe pajisje të tjera të nevojshme për prodhimin dhe paketimin e kokainës. Gjithashtu, u gjetën edhe detektorë insektesh, të përdorur për të shmangur përgjimet.

Me urdhër të Prokurorit Publik në detyrë pranë Prokurorisë së Firences, katër të arrestuarit u shoqëruan në burgun Florence-Sollicciano. Më 22 dhjetor, GIP konfirmoi vlefshmërinë e arrestimeve, ndërsa të dyshuarit ndodhen aktualisht në paraburgim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026