Humbi kontrollin dhe përfundoi në liqenin e Vaut të Dejës, arrestohet shoferi 32 vjeçar

29 Janar 2026 | 09:35

Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë 32-vjeçarin Zef Buçaj, pas aksidentit të rëndë të ndodhur të mërkurën në aksin rrugor “Mjedë–Spathar”. Automjeti që ai drejtonte humbi kontrollin dhe pasi u përplas me barrierat metalike të urës së Spatharit përfundoi në liqenin e Vaut të Dejës.

Në automjet udhëtonin edhe dy pasagjerë, Ndok Çokaj dhe Arol Nikaj. Të tre janë nxjerrë nga uji nga shërbimet e emergjencës dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore. Drejtuesi i mjetit dhe një prej pasagjerëve po trajtohen në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ndërsa Arol Nikaj është dërguar për trajtim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia njofton se materialet i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet vijojnë për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
21:30 | 26/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën marshimin e natës në rrugët e kryeqytetit, me pankarta kundër qeverisë...
21:23 | 26/06/2026

Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)

Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi mbetën të bllokuara në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në fshatin Pëllumbas,...
20:31 | 26/06/2026