Shtyhet seanca e “Plumbit të Artë”, kërkohet shoqërimi i Nuredin Dumanit
Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën e radhës për çështjen e njohur si “Plumbi i Artë”. Vendimi u mor pasi njëri nga të pandehurit dhe avokati i tij nuk ishin të pranishëm në sallë.
Avokati Sokol Hazizaj, që mbron Gentian Sharrën, kërkoi shoqërimin e detyrueshëm të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani, për të mundësuar ballafaqimin me të pandehurin Henrik Hoxha, gjatë dhënies së deklarimeve.
Kërkesa u kundërshtua nga SPAK, i cili theksoi se në këto kushte nuk është e mundur organizimi i një përballjeje dhe kërkoi rrëzimin e saj.
Gjykata vlerësoi se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për shoqërimin e detyrueshëm të bashkëpunëtorit të drejtësisë, duke theksuar se do të shprehet më vonë lidhur me këtë kërkesë.
Seanca e radhës është caktuar të zhvillohet më 3 shkurt, në orën 10:00.
Kujtojmë që “Plumbi i Artë” është një mega‑proçes gjyqësor që ka për qëllim të hedhë dritë mbi një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, përfshirë atentate, vrasje me pagesë, organizim të grupit kriminal, trafik armësh dhe konflikte bandash, kryesisht në zonat e Elbasanit, Durrësit dhe Tiranës. Hetimet dhe akuzat burojnë nga operacioni i nisur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pas një hetimi të gjatë dhe të thellë që ka përfshirë muaj e vite të tëra.
Në vitin 2023 SPAK mbylli hetimet kryesore të këtij operacioni, ku zbardhi 18 ngjarje kriminale të rënda dhe komunikoi akuzuat për mbi 30 persona në lidhje me krime si vrasje me paramendim, tentativa vrasjeje, atentate dhe sulme të tjera me armë. Mes këtyre ishin edhe vrasje me pagesë që u lidhën me rivalitete ndërmjet bandave dhe konflikte të theksuara kriminale.
Nuredin Dumani – i njohur si një bashkëpunëtor i drejtësisë – ka qenë figura kyçe që ka dhënë dëshmi të shumta në gjykatë, duke rrëfyer detaje për porosi vrasjesh, përfshirjen e personave të ndryshëm kriminalë dhe mënyrën si funksiononte struktura e organizuar kriminale. Dumani në seancat e mëparshme ka treguar edhe raste se si ka korruptuar punonjës policie ose ka paguar për të dalë nga burgu, duke përfshirë edhe referime për kanale të komunikimit si SKY ECC, EncroChat etj.
Gjatë seancave të mëparshme janë dëgjuar dëshmi të forta dhe shpesh herë ka pasur replika dhe përplasje verbale në sallë. Dumani ka implikuar emra të njohur të botës kriminale në vrasje dhe porosi, dhe ka pasur debate mes avokatëve mbrojtës dhe përfaqësuesve të SPAK, përfshirë pretendime për tentativa ndryshimesh dëshmish kundrejt pagesave të mëdha.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet