I dyshuar për sigurimin e kushteve të vrasje ndaj Durim Bamit, lihet në burg Jozi Kraja

29 Janar 2026 | 16:08

Pas ekstradimit nga Zvicra, Jozi Kraja është paraqitur këtë të enjte para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), e cila ka vendosur vijimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Kërkesa për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal u paraqit nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më 27 janar 2026, në zbatim të vendimit të mëparshëm të datës 15 maj 2024.

Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, vendosi vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” ndaj të pandehurit Jozi Kraja.

Sipas GJKKO-së, Kraja akuzohet për veprat penale:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si edhe për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Gjykata urdhëroi Policinë Gjyqësore që i pandehuri të dërgohet menjëherë në institucionin e paraburgimit, ku do të qëndrojë në dispozicion të organit procedues. Po ashtu, u urdhërua Prokuroria e Posaçme dhe Policia Gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.

Vendimi i GJKKO-së mund të ankimohet në Gjykatën e Posaçme

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026