Vodhën 600 objekte nga muzeu i Bristolit, arrestohet një nga autorët e dyshuar
Një person është arrestuar si autor i dyshuar i vjedhjes së më shumë se 600 objekteve nga koleksioni i Perandorisë Britanike dhe Komonuelthit i Muzeut të Bristolit më 25 shtator të vitit të kaluar.
Policia tha se 41-vjeçari u arrestua lidhur me ngjarjen dhe më vonë u lirua nën hetim. Policia beson se katër burra kanë hyrë në pronë, në zonën e rrugës Cumberland të qytetit, midis orës 1 dhe 2 të mëngjesit.
Policia i ka përshkruar objektet e marra si me “vlerë të rëndësishme kulturore”. Ato përfshijnë medalje, distinktivë dhe gjilpëra, bizhuteri, sende dekorative si fildish i gdhendur, sende argjendi dhe figurina bronzi.
Një zëdhënëse e policisë tha po punojnë për të identifikuar katër burrat e fotografuar gjatë vjedhjes. Siguria në objekt është forcuar që pas vjedhjeve.
Philip Walker, kreu i kulturës dhe industrive krijuese në Këshillin e Qytetit të Bristolit, tha se koleksioni ka rëndësi kulturore për shumë vende dhe ofron njohuri të paçmuara mbi jetën e atyre që janë përfshirë dhe janë prekur nga Perandoria Britanike.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq