Kodi i ri Penal, Manjani: Duhet studiuar shoqëria, komunistët e bën këtë për ligjin e gjakmarrjes

29 Janar 2026 | 21:57

Juristi Ylli Manjani i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me ndryshimet në Kodin Penal. Manjani gjatë fjalës së tij u shpreh se këto ndryshime duhen studiuar para për të njohur shoqërinë dhe më pas të miratohen.

Ai mori shembull ndryshimin e ligjit për gjakmarrjen ku theksoi se komunistët në atë periudhë e studiuan shoqërinë. Pasi mësuan se varja me litar ishte dënim më i rëndë se vrasja me plumb, e shtuan në ligj duke sjellë ndaljen e gjakmarrjes.

“Më shumë sesa debati publik, ligjet të kësaj natyre kërkojnë studime paraprake. Po u jap një rast paraprak. Kur u ndalua, kur  vendos ligji i gjakmarrjes ne 45 për herë të parë në Shqipëri  dhe pas në 70 u bë ligji u dytë. U ndryshua mënyra e ekzekutimit. U studiua shoqëria, komunistët e bënë këtë.

Çfarë është më e rëndë për marrësin e gjakut plumbi apo litari. Litari thanë ata. Varje në litar u vendos në ligj dhe u ndal gjakmarrja. Është një rast që kështu ka funksionuar. Duhet ta njohësh shoqërinë që ti t’i vësh kapelën gjësë.

Këto lloj ligjesh kërkojnë studime, analiza. Këtë diskutimin për bandat kriminale kush i ka analizuar në Shqipëri sot, si ka funksionuar marrëdhënia me personat e penduar. Unë e kam një hint nga praktikat që kemi dëgjuar po nuk ua them dot shkencërisht sesa e saktë është. Duhet ta bëjë dikush këtë”, tha ai.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026