Trump pretendon se Hamasi është gati të çarmatoset ndërsa procesi i paqes në Gaza ecën përpara

29 Janar 2026 | 21:57

SHBA-të thanë javën e kaluar se po kalonin në fazën tjetër të planit të armëpushimit që përfshin rindërtimin e Gazës dhe krijimin e grupit të ekspertëve palestinezë që do të administrojnë punët e përditshme.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të enjten se Hamasi do të dorëzojë armët e tij, në atë që do të ishte një hap i madh përpara në një armëpushim të brishtë me Izraelin.

“Shumë njerëz thanë se nuk do të çarmatosen kurrë. Duket sikur do të çarmatosen”, tha Trump në një mbledhje të kabinetit.

Trump përshëndeti bashkëpunimin me Hamasin, i cili konsiderohet një grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, pasi forcat izraelite sollën mbetjet e pengut të fundit të mbajtur në Gaza, Ran Gvili.

“Ata na ndihmuan me ato trupa, duke i rikthyer ato dhe ajo familje është shumë mirënjohëse”, tha Trump.

Por grupi me bazë në Gaza nuk e ka konfirmuar çarmatimin.

Trump kishte kërkuar një përditësim mbi Lindjen e Mesme nga i dërguari i tij i posaçëm Steve Witkoff, i cili dukej i bindur se Hamasi do të dorëzonte armët e tij.

“I kemi larguar terroristët që andej dhe ata do të çmilitarizohen. Do ta bëjnë sepse nuk kanë zgjidhje tjetër”, tha Witkoff.

“Ata do të heqin dorë. Do të heqin dorë nga AK-47-at”, i tha ai Trump-it.

Hamasi ka thënë se kthimi i trupit të Gvilit tregon angazhimin e tij ndaj armëpushimit, por deri më tani nuk i ka dorëzuar armët.

Grupi ka thënë vazhdimisht se çarmatimi është një vijë e kuqe, por gjithashtu ka sugjeruar se do të ishte i hapur për t’ia dorëzuar armët e tij një autoriteti qeverisës palestinez.

Çarmatimi është një pjesë kyçe në frazën e dytë të planit të armëpushimit të nënshkruar në tetor.

Një komitet teknokratik palestinez është ngritur gjithashtu me qëllim marrjen e qeverisjes në Rripin e Gazës së shkatërruar.

SHBA-të thanë javën e kaluar se po kalonin në fazën tjetër të një plani për armëpushim në Gaza, që përfshin gjithashtu rindërtimin e Gazës dhe krijimin e një grupi ekspertësh palestinezë që do të administrojnë punët e përditshme nën mbikëqyrjen amerikane.

Witkoff tha në një postim në X se marrëveshja e armëpushimit që Trump ndihmoi të ndërmjetësohej po hynte në fazën e saj të dytë pas dy vitesh lufte midis Izraelit dhe Hamasit, përfshirë krijimin e një qeverie teknokratike në Gaza.

“Po njoftojmë nisjen e Fazës së Dytë të Planit 20-Pikësh të Presidentit për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza, duke kaluar nga armëpushimi në demilitarizim, qeverisje teknokratike dhe rindërtim”, tha Witkoff.

Por Witkoff nuk ofroi asnjë detaj se kush do të shërbente në administratën e re kalimtare palestineze që do të qeveriste Gazën.

Komiteti teknokratik që Witkoff tha se do të krijohet gjatë fazës së dytë do të ngarkohet me ofrimin e shërbimeve publike për më shumë se 2 milionë palestinezë në Gaza, por ai përballet me sfida të mëdha dhe pyetje pa përgjigje, duke përfshirë edhe operacionet dhe financimin e tij.

Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se rindërtimi i Rripit do të kushtojë më shumë se 50 miliardë dollarë (42 miliardë euro), një proces që pritet të zgjasë me vite dhe deri më tani janë premtuar pak para.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit

Deklaratat pro-Ukrainës të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën...
19:10 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026

Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7

Zvicra do të vendosë rreth 4,000 trupa brenda territorit të saj për të përforcuar sigurinë ndërsa liderët botërorë mblidhen për samitin e G7 në Francën...
18:21 | 04/06/2026