Republikanët dhe demokratët bien dakord, Trump njofton marrëveshjen për financimin e qeverisë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi të enjten se republikanët dhe demokratët në Senat kanë arritur një marrëveshje për të ecur përpara me pjesë të një pakete financimi, duke përfshirë pesë projektligje shpenzimesh, ndërsa hoqën nga paketa një projektligj që lidhet me financimin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS).
Financimi për DHS do të vazhdojë në shumën e tij aktuale për dy javë, duke i dhënë kohë palëve për të hartuar një marrëveshje të re. Marrëveshja miraton financimin për departamentin e mbrojtjes, departamentin e shëndetësisë, thesarin, sistemin federal gjyqësor dhe agjenci të tjera deri në fund të vitit fiskal 2026, më 30 shtator.
Në postimin e tij, Trump shkroi: “Republikanët dhe Demokratët në Kongres janë bashkuar për të siguruar financimin e shumicës dërrmuese të Qeverisë deri në shtator, ndërsa në të njëjtën kohë i japin një zgjatje Departamentit të Sigurisë Kombëtare.”
Demokratët kërkuan heqjen e fondeve për DHS nga paketa, pas incidentit në Minneapolis ku agjentë federalë vranë dy shtetas amerikanë gjatë operacioneve të imigracionit. Kërkesat e tyre përfshijnë urdhër-arreste të qarta për agjentët dhe rregulla të identifikimit.
Udhëheqësi i pakicës në Senat, Chuck Schumer, tha: “Do të votoj kundër çdo legjislacioni që financon ICE-në derisa të frenohet dhe të rishikohet, dhe demokratët e Senatit janë jashtëzakonisht të bashkuar për këtë çështje.”
Projektligji i DHS-së u hoq nga paketa, duke i lejuar Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve të miratojnë pjesën tjetër të financimit. Financimi i DHS do të vazhdojë për dy javë, ndërsa palët përgatiten për negociata të mëtejshme.
Departamenti i Sigurisë Kombëtare përfshin agjenci si ICE, CBP, Rojën Bregdetare dhe Shërbimin Sekret. Gjatë periudhës pa fonde të reja, punonjësit thelbësorë do të vazhdojnë të punojnë, por nuk do të paguhen derisa të rikthehet financimi.
Kjo marrëveshje parashikon që shumica e agjencive federale të funksionojnë normalisht deri në fund të vitit fiskal, ndërsa DHS do të ketë kohë të rifokusojë politikat e saj për imigracionin dhe sigurimin kufitar.
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh