Zbulimi: Gjenet luajnë një rol më të madh në jetëgjatësi sesa mendohej më parë

30 Janar 2026 | 09:26

Gjenetika përcakton deri në 55 për qind të jetëgjatësisë së një personi, sipas një studimi të botuar sot në revistën shkencore “Science”, i cili gjithashtu pohon se gjenet luajnë një rol dukshëm më të madh në jetëgjatësi sesa mendohej më parë.

Një ekip ndërkombëtar studiuesish përdori të dhëna nga studimet mbi binjakët për të dalluar shkaqet e jashtme të vdekjes (aksidente, vrasje, infeksione) nga faktorët e brendshëm biologjikë (mutacione gjenetike, sëmundje të lidhura me moshën), sipas NBC News.

Duke i ndarë këto kategori, ata morën një vlerësim më të saktë të ndikimit të gjenetikës në jetëgjatësinë, i cili është dukshëm më i lartë se vlerësimet e mëparshme prej 6 deri në 33 për qind.

“Ky nuk është rezultat i rastësisë. Nëse shikoni studimet e binjakëve për pothuajse çdo gjë, afërsisht 50 për qind e tipareve janë të trashëgueshme. E njëjta gjë vlen edhe për moshën në menopauzë”, tha autori kryesor i studimit Ben Senhar i Institutit Weizman në Izrael.

Profesori Morten Scheibje-Knudsen nga Universiteti i Kopenhagenit theksoi se qasja e re “eliminoi zhurmën e jashtme” dhe zbuloi biologjinë bazë të plakjes.

Ai kujtoi se gjenet përcaktojnë ndjeshëm jetëgjatësinë e specieve të ndryshme, nga maja që jeton për 13 ditë deri te balenat që mund të jetojnë për më shumë se 200 vjet.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se një mënyrë jetese e shëndetshme luan ende një rol kyç.

“Nëse gjenetika përcakton 55 për qind të jetëgjatësisë, 45 përqindja e mbetur varet ende nga dieta, ushtrimet dhe zakonet”, tha Senhar.

Studimi gjithashtu thekson rëndësinë e kërkimeve të mëtejshme mbi gjenet mbrojtëse “që zgjasin jetën”, veçanërisht tek njerëzit që mbajnë gjene mbrojtëse kundër sëmundjeve kronike, të tilla si FOXO3, APOE dhe SIRT6.

Përfundimi i studiuesve është se jetëgjatësia ndoshta varet nga bashkëveprimi i disa gjeneve, në vend të një “gjeni kyç për gjithçka”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze

Bashkimi Evropian ka miratuar një ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze në një përpjekje për të forcuar armëpushimin e fundit të brishtë....
17:27 | 04/06/2026

“Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse

Një koalicion prej nëntë shtetesh anëtare të BE-së, plus Islanda dhe Norvegjia, po rrit presionin për të shtrënguar kushtet e vizave për turistët rusë ndërsa...
17:24 | 04/06/2026

Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave

Bitcoin ka shënuar një rënie të fortë, duke prekur nivelin më të ulët që nga shkurti dhe duke humbur më shumë se 25% të vlerës...
17:21 | 04/06/2026