Babai plagos djalin me thikë në Bulqizë, vihet në pranga! I riu përfundon në spital

30 Janar 2026 | 12:05

Një plagosje me thikë është regjistruar para mesnatës në Bulqizë ku mbeti i plagosur një 29-vjeçar. Policia bën me dije se autori i plagosjes është babai i të riut i cili e ka goditur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në fshatin Ostren pas një konflikti mes babait dhe djalit të tij. Policia ka arrestuar 58-vjeçarin dhe ka sekuestruar thikën e krimit. I riu ndodhet në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

“Bulqizë/ Plagosi me mjet prerës (thikë) djalin e tij, falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i ngjarjes.

Arrestohet autori dhe sekuestrohet mjeti prerës (thikë). Rreth orës 23:00, të datës 29 janar 2026, në fshatin Ostren, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi B.N., 58 vjeç, brenda banesës, ka plagosur me mjet prerës (thikë) djalin e tij, shtetasin K.N., 29 vjeç.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë shkuar në vendngjarje, ku falë reagimit dhe ndërhyrjes së menjëhershme kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, si dhe kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin B.N., 58 vjeç. Gjithashtu, është sekuestruar mjeti prerës (thikë) i përdorur nga autori.

29-vjeçari i dëmtuar ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026