Një i ri në Kanada shtyp me kamion katër anëtarë të një familjeje myslimane
Katër anëtarë të një familjeje myslimane në Kanada kanë mbetur të vdekur në një sulm të paramenduar sipas policisë kanadeze. Ndërkohë një i ri që mbeti i plagosur është shtruar në spital.
Ngjarja ka ndodhur në Ontario dhe policia thotë se anëtarët e familjes mbetën të vdekur pasi shoferi i një kamioni i goditi ndërsa ndodheshin në trotuar pranë një kryqëzimi.
Si autor i dyshuar është vënë në pranga një 20-vjeçar. Sipas policisë, ai është banor i zonës por nuk kishte njohje me familjen por i ka sulmuar nisur nga fakti se ishin myslimanë.
Incidenti është ngjarja më vdekjeprurëse në një sulm anti-mysliman në Kanada pas vrasjes së 6 personave nga një simpatizant i së djathtës ekstreme në një xhami në Quebec në vitin 2017.
“Ky është një akt i vrasjes masive kundër myslimanëve”, u shpreh kryebashkiaku i qytetit të Londrës në Ontario, Ed Holder.
“Komuniteti mysliman në Londër dhe myslimanët në të gjithë vendin, duhet të dinë se jemi krah tyre”, reagoi kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau.
“Islamofobia nuk ka vend në asnjë prej komuniteteve tona. Kjo lloj urrejtje është tinëzare dhe e neveritshme dhe ndaj duhet të marrë fund”, ka shtuar ai.
Emrat e viktimave nuk janë bërë të ditur por bëhet fjalë për një grua 74 vjeçe, një burrë 46 vjeç, një grua 44 vjeçe dhe një vajzë 15 vjeçe, që përfaqësonin tre breza të së njëjtës familje me origjinë nga Pakistani.
Policia thotë se ende nuk ka të dhëna që tregojnë se autori ishte anëtar i ndonjë grupi specifik që përkrah urrejtjen por po punohet me prokurorët mbi një akuzë të mundshme për terrorizëm.
Irani paralajmëron plane të reja për Hormuzin: Do të vendosim tarifa shërbimi, jo taksa
Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut
- 18:16 Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
- 18:14 Irani paralajmëron plane të reja për Hormuzin: Do të vendosim tarifa shërbimi, jo taksa
- 18:10 Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
- 18:07 I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut
- 17:54 “Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë