Kosovë, ministri i Shëndetësisë merret në pyetje nga Prokuroria Speciale
Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka konfirmuar se është marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale, por nuk ka dhënë detaje të këtij intervistimi.
Pas vizitës që sot i bënë Odës së Mjekëve të Kosovës bashkë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, Vitia tha se arsyet e intervistimit do të sqarohen nga Prokuroria Speciale dhe vetë ai.
“Do të sqarohet kjo edhe nga Prokuroria Speciale edhe nga ana ime”, deklaroi Vitia.
Sa i përket aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi disa ligje për arsye administrative, e ku ishte i përfshirë edhe ligji për Sigurim të Detyrueshëm Shëndetësor, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia këtë vendim të kushtetueses e quajti të gabuar.
Ai tha se menjëherë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës do ta procedojnë përsëri ligjin në fjalë.
“Unë mendoj që nuk ka pasur të bëjë me ligjin e sigurimeve shëndetësore perse, ka qenë një aktvendim që ka pasur të bëjë me anulimin po them kështu kushtimisht të disa ligjeve për shkaqe administrative siç thonë ata. Mendoj që ka qenë e gabuar natyrisht prej këndvështrimit tim, në kuptimin se nuk kanë pasur vërejtje në ligjin për sigurime shëndetësore si i tillë qysh e kemi prezantuar ne, i domosdoshëm për t’u implementuar Fondi i Sigurimeve Shëndetësore. Sepse po dëgjoj nga disa që është ligji nga viti 2013-2014 dhe vetëm është dashur të nuk qëndron ajo… Ne e kemi ndryshuar. Domethënë lajmi i keq, por tash menjëherë pas konstituimit të Kuvendit të Republikës do të procedojmë me hapat njësoj duke dërguar sa më shpejt në Kuvendin e Republikës për të proceduar sa më shpejt me këtë ligj që i hap rrugën edhe ligjore, pastaj edhe teknike logjistike, formimit të Sistemit Informativ Shëndetësor fillimisht e pastaj edhe Fondit për Sigurime Shëndetësore”, ka thënë ai.
Lidhur me ndërtimin e spitalit të ri gjinekologjik, Vitia tha se tashmë e kanë të konfirmuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe se mjetet janë ndarë dhe se do të ndërtohet ngjitur me Klinikën e Fëmijëve.
“Tashmë jemi në një fazë shumë të avancuar. Domethënë, kemi konfirmim që ato veç janë ndarë dhe ideja është që të ndërtohet pothuajse ngjitur me spitalin pediatrik tashmë modern dhe përmes korridoreve të ngrohta të komunikojnë ashtu siç bëjnë edhe spitalet moderne në të gjithë botën”, ka deklaruar ministri në detyrë.
Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve
Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut
Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar
- 09:38 Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve
- 09:37 Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së: Do të inspektojmë centralet bërthamore të Iranit sipas marrëveshjes
- 09:32 Kryeministri i Katarit: Do të rifillojmë prodhimin normal të gazit natyror të lëngshëm brenda pak javësh
- 09:21 OKB fillon evakuimin e 11,000 marinarëve të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit
- 09:16 Elon Musk rrezikon statusin e trilionerit pas rënies së aksioneve të SpaceX dhe Tesla-s
- 09:07 Konferenca për rindërtimin e Ukrainës pas luftës, Zelenskyy nuk do të marrë pjesë. Shkak tensionet me Poloninë