Kryeministri i Katarit: Do të rifillojmë prodhimin normal të gazit natyror të lëngshëm brenda pak javësh

24 Qershor 2026 | 09:32

Katari do të rifillojë prodhimin normal të gazit natyror të lëngshëm, LNG brenda disa javësh. Kështu ka njoftuar kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman al-Thani për Financial Times.

Kompania shtetërore QatarEnergy deklaroi forcë madhore pasi nuk mundi të përmbushte kontratat pasi disa sulme iraniane dëmtuan uzinën e saj në Ras Laffan në fillim të luftës.

Katari është një nga eksportuesit më të mëdhenj të LNG-së në botë, duke përbërë afërsisht 20% të eksporteve globale, sipas Administratës Amerikane të Informacionit për Energjinë.

“Brenda pak javësh, prodhimi do të kthehet në normalitet, përveç objektit të dëmtuar”, tha kryeministri i Katarit.

Katari i cili së bashku me Pakistanin ndërmjetësoi bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit, pret që transporti detar në ngushticë të kthehet në nivele normale në javët pas memorandumit të tyre të mirëkuptimit.

Ai tha se QatarEnergy do ta heqë forcën madhore vetëm pasi kompania të shohë se i ka adresuar të gjitha çështjet dhe se është e sigurt për të operuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së: Do të inspektojmë centralet bërthamore të Iranit sipas marrëveshjes

Inspektorët nga agjencia mbikëqyrëse bërthamore e Kombeve të Bashkuara do të vizitojnë centralet bërthamore në Iran. Kështu njoftoi kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike...
09:37 | 24/06/2026

OKB fillon evakuimin e 11,000 marinarëve të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit

Organizata Ndërkombëtare Detare, IMO, e Kombeve të Bashkuara ka filluar evakuimin e më shumë se 11,000 marinarëve të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit pas memorandumit...
09:21 | 24/06/2026

Elon Musk rrezikon statusin e trilionerit pas rënies së aksioneve të SpaceX dhe Tesla-s

Elon Musk mund të mbetet së shpejti vetëm me “miliardin e tij të fundit”, pasi çmimi i aksioneve të SpaceX, e cila u listua së...
09:16 | 24/06/2026