Adriatik Lapaj: 6 kushte për bashkimin e opozitës

30 Janar 2026 | 21:53

Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet” në rrjetin social Facebook ka postuar një video ku Kreu i Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, rendit 6 pika për bashkimin e opozitës.

Në postim, Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet” vlerëson angazhimin dhe nismën e ndërmarrë nga një grup intelektualësh dhe qytetarësh të angazhuar për Forumin e Dialogut Politik dhe se qëndrimi i Partisë “Lëvizja Shqipëria Bëhet” mbi bashkëpunimin e propozuar nga ky forum, është i kushtëzuar me 6 pika:

1. Krijimi i një komiteti qytetar për qeverinë tranzitore, i cili të ketë objektiv krijimin e një qeverie tranzitore të përbërë nga personalitete të respektuara me mandat të kufizuar 12 mujor dhe kompetenca të përcaktuara qartë, e cila garanton ndarjen e pushtetit nga interesat e partisë-shtet dhe administrimin e ndershëm të procesit zgjedhor.

2. Vendosjen e të gjitha grupeve të interesit në sheshin përballë Kryeministrisë në protestë 24 orë në 24 pa ndalim dhe Organizimin e protestave masive kombëtare me qëllim Dorëheqjen e Edi Ramës.

3. Reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, me lista të hapura, bazuar në sistemin proporcional kombëtar, me lejimin e koalicioneve parazgjedhore, si garanci për përfaqësim real, barazi vote dhe konkurrencë të ndershme politike.

4. Pjesëmarrja në tryezën e dialogut të përfaqësive politike dhe partiake pa kryetarë, për të shmangur personalizimin e procesit dhe për t’i dhënë përparësi përfaqësimit, ideve dhe vullnetit qytetar.

5. Zhvillimin e dialogut në një tryezë të përbashkët në shesh, si simbol i transparencës, hapjes dhe sovranitetit të qytetarëve mbi procesin politik.

6. ⁠Pasurimin e grupit negociator me emra të spikatur të shoqërisë civile.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026