3 vende për Këshillin Mbikëqyrës të BSH, Kuvendi thërret 20 kandidatët të hënën

31 Janar 2026 | 14:08

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka 3 vende vakante, për të cilat kanë shprehur interesin 20 kandidatë.

Plotësimi i këtyre vendeve do të kalojë nga Kuvendi i cili ka pranuar aplikimet, ndërsa deputetët e komisionit të ekonomisë do të fillojnë seancat dëgjimore me kandidatët e interesuar të hënën në 2 shkurt.

Euronews Albania mëson se në garë janë tre anëtarët, të cilëve u ka përfunduar mandati, Luljeta Minxhozi, Violeta Staka dhe Artan Hoxhën.

Më tej interes ka shprehur, ish-zv/ministrja e Financave Erjona Bejleri, profesor Selami Xhepa, Frosela Filo Fatmira Kola, Ingrid Konomi, Merita Bejtja, Emis Çerava, Adela Karapici, Matilda Shehu, Arben Zibri, Eni Xheko, Pajtim Melani, Sajmir Murataj, Liljana Mamadhaj, Elton Korbi, Aleksander Çavo dhe ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prodhimi i energjisë elektrike u rrit 43% në maj, HEC-ET mbajtën peshën kryesore

Sistemi energjetik është përmirësuar gjatë muajit maj.  Të dhënat e Operatorit të Sistemit të Transmetimit tregojnë se prodhimi vendas i energjisë elektrike u rrit me...
15:43 | 26/06/2026

40 mijë kërkesa, shtyhet edhe 10 ditë afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve

Afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve në Skemën Kombëtare të Bujqësisë është shtyre edhe për 10 dite te tjera. Lajmin e ben te ditur...
15:40 | 26/06/2026

Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset

Për të dytin vit radhazi, në kryeqytet u zhvillua Samiti për Inteligjencën Artificiale ndërsa zhvillimi i shpejtë i kësaj teknologjie, si dhe krijimi i një...
18:04 | 25/06/2026