Redon Makashi reagon pas ndarjes nga jeta të babait të tij, aktorit Fitim Makashi

31 Janar 2026 | 21:41

Aktori i njohur shqiptar, Fitim Makashi, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Lajmin e hidhur e bëri të ditur familja e tij.

Pas lajmit, artisti Redon Makashi ka reaguar duke shprehur dhimbjen dhe falënderimin ndaj atyre që e kanë mbështetur në këto momente: “Me dhimbje të thellë njoftoj ndarjen nga jeta të babait tim, artistit Fitim Makashi. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe ngushëllimet. U prehtë në paqe.”

Homazhet në nderim të Fitim Makashit do të zhvillohen të dielën nga ora 11:00 deri në 13:00 pranë Art Turbina, ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet në Varrezat e Sharrës, Tiranë.

Fitim Makashi, i lindur më 10 prill 1944 në Gjirokastër, ka pasur një karrierë të gjatë dhe të respektuar në teatrin dhe filmin shqiptar. Ai ka punuar për vite me radhë në Teatrin Popullor dhe ka interpretuar në dhjetra role në filmat shqiptarë që nga vitet ’60 deri në fillim të viteve ’90, duke përfshirë Dueli i heshtur, Prita, Njësiti gueril, Ilegalët dhe Vdekja e kalit.

Përveç karrierës si aktor, Fitim Makashi ka kontribuar edhe si pedagog, duke ndihmuar në formimin e brezave të rinj artistësh dhe duke lënë një trashëgimi të konsiderueshme në kulturën shqiptare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro

I është dhënë lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro. Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, miq, kolegë, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë, të...
12:19 | 05/07/2026

Motorë dhe adrenalinë – Korça u gjallërua për dy net nga Moto & Rock Festival

Për dy net me radhë, Korça u shndërrua në një qendër të vërtetë feste, muzike dhe adrenalinë përmes organizimit të Korça Moto & Rock Festival....
12:13 | 05/07/2026

Amaneti i Koço Qëndros: Mos mbani homazhe për mua

Koço Qëndro, aktori i njohur i teatrit të Korçës “Andon Zako Cajupi” vetëm një javë më parë se të largohej nga kjo jetë i ka...
09:38 | 05/07/2026