Pensionistët italianë letër Kryeministrit Rama: Mos na taksoni 15 %

1 Shkurt 2026 | 11:17

Sipas raportimit të La Repubblica, mes 3,000 pensionistëve italianë që jetojnë në Shqipëri ka shqetësim, ankth dhe frikë për mundësinë e një takse mbi pensionet e tyre, të cilat deri tani nuk janë taksuar. Që prej disa javësh, shumë prej tyre ndiejnë rrezikun e një “goditjeje fiskale”. Më 23 janar, portali AlbanItaly, i drejtuar nga ish-gazetari i RAI Giuseppe Mazzei, ka raportuar mbi këtë situatë.

Një grup i madh pensionistësh ka dërguar letër të hapur kryeministrit Edi Rama, duke shprehur shqetësimin për barrën fiskale të mundshme. Sipas tyre, ata mund të detyrohen të paguajnë taksën bazë të biznesit prej 15% të të ardhurave dhe të plotësojnë deklaratën vendore të të ardhurave, të quajtur “Diva”.

Shqetësimi ka lindur pas ndryshimit të ligjit fiskal në janar 2024. Ligji i vitit 2019 përjashtonte nga taksat shtetasit e BE-së me leje qëndrimi në Shqipëri, përfshirë italianët. Ligji i ri kufizon përjashtimet vetëm te të ardhurat e mbrojtura nga marrëveshjet ndërkombëtare, duke ofruar një mbrojtje më të dobët. Megjithatë, gjatë vitit 2025, administrata tatimore nuk ka kërkuar pagesa nga pensionistët italianë, por frika dhe pasiguria janë rritur.

Pensionistët italianë marrin mesatarisht 3,500 euro në muaj dhe shumë kanë nisur t’u drejtohen CAF-eve dhe Drejtorisë së Tatimeve për sqarime, por informacionet mbeten të pasakta dhe kontradiktore. Sondazhet tregojnë se një taksë 15% mund t’i shtyjë të zhvendosen në vende më miqësore fiskalisht si Sllovakia, Hungaria dhe Kroacia.

Një largim i tillë do të kishte ndikim ekonomik për Shqipërinë, pasi pensionet italiane që hyjnë në vend arrijnë mbi 136 milionë euro në vit, të shpenzuara kryesisht për konsum lokal, qira, supermarketet, restorante dhe mallra të ndryshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, Euro kembehet 95.3 lekë, niveli...
14:43 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026