Rritja e pagave të gjyqtarëve, Rama: Filli i logjikës së tyre lë për të dëshiruar! Paguhen sa në Greqi

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
2 Shkurt 2026 | 08:35

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë ka zhvilluar në lidhje live në rrjetet e tij sociale ndërsa ka folur lidhur me pagat e prokurorëve. Rama u shpreh se seanca e regjistruar në Gjykatën Kushtetuese tregon logjikën e gjyqtarëve që sipas tij lë për të dëshiruar.

“Gjykata kushtetuese para pak ditësh kërkoi regjistrimin e seancës ku gjykatës, dy shoqata gjykatësish edhe ata me probleme të paregjistruara gjithsesi, kërkuan nga Gjykata Kushtetuese t’iu rrisë pagat.

Tani po ta dëgjosh atë regjistrim të publikuar, realisht ndihesh në vështirësi duke menduar se këta janë njerëzit që japin drejtësi ndërkohë që filli i logjikës së tyre që u ballafaquan me Gjykatën Kushtetuese lë tejet për të dëshiruar. Këtu nuk është çështje personash. Unë nuk kam asnjë dëshire të bëj asnjë polemikë me askënd”, tha ai.

Rama ndër të tjera theksoi se gjyqtarët në vendin tonë e kanë pagën më të lartë se presidenti dhe deputetët. Ai theksoi se pagat krahasuar me rajonin janë të njëjta me Greqinë dhe dyfishi me Malin e Zi dhe Maqedoni.

“Dua që ta dinë të gjithë se e vërteta është në Shqipëri pagat e gjykatësve sot janë të njëjta me pagat e gjykatësve me Greqinë. Dyfish sesa pagat e gjykatësve në Maqedoni dhe Malin  e Zi.

Në 2016 kur zgjodhëm një sistem referencë i cili ishte i bazuar në qëllimin e mirë qe gjykatësve t’iu jepnin paga me ta larta se të tjerëve për të mbështetur pavarësinë e shpallur me reformën të tyre duke i ngritur mbi presidentin e republikës, mbi të gjithë.

Për t’iu dhënë një sinjal shumë të fortë të vullnetit për të pasur jo vetëm për drejtësi të pavarur por edhe gjykatës që të ndihen të mbështetur duke marrë paga super”, shtoi Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026