Rama: Gjyqtarët duan të imponohen mbi Parlamentin, duan rroga sipas mendimit të tyre
Kryeministri Edi Rama këtë të hënë ishte live në rrjetin e tij social Facebook, ku foli mbi rritjen e rrogave të gjyqtarëve.
Sipas kreut të qeverisë, gjyqtarët duan të imponohen mbi Parlamentin dhe duan rroga sipas mendimit të tyre.
“Ne zgjodhëm një sistem reference i cili ishte i bazuar në qëllimin e mirë dhe të madh që gjyqtarëve t’u jepnim paga më të larta se të tjerët, që të mbështesnim pavarësinë e shpallur me reformën e tyre dhe në këtë mënyrë i ngritëm mbi Presidentin e Republikës, mbi deputetët, për t’u dhënë një sinjal shumë të fortë të vullnetit për të pasur jo vetëm një drejtësi të pavarur, por edhe gjyqtarë për t’u ndjerë shumë të respektuar dhe për të marrë paga super.
Kjo do të thotë që ta bëjmë tani përgjithmonë, domethënë Shqipëria të mbetet i vetmi vend përjetësisht ku gjyqtarët të marrin paga më të larta se gjithë të tjerët. Dhe çfarë kërkojnë konkretisht gjyqtarët është 1500 euro rritje, rritje jo pagë për gjyqtarët e shkallës së parë, rreth 2000 euro për gjyqtarin e apelit dhe rreth 3000 euro rritje për gjykatësit e SPAK-ut plus BKH-ja.
Duhet të thuhet në fakt që SPAK nuk është bashkuar kësaj iniciative absurde dhe kjo i bën respekt natyrisht.
Jemi në një situatë ku gjyqtarët duan të imponohen mbi Parlamentin, mbi Qeverinë, mbi dy pushtetet e tjera dhe duan të marrin rroga sipas mendimit të tyre”, u shpreh Rama.
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit