Reshje shiu dhe erëra të forta, ja si pritet të nisë java e parë e muajit shkurt
Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit për javën e parë të muajit shkurt, duke theksuar se kjo javë do të jetë në mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm.
Sipas tij, gjatë kësaj jave problematik do të jenë parametrat e erës, kryesisht ditët e martë dhe e mërkurë. Gjithashtu, ai theksoi se edhe fundjava pritet të jetë në mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm, me kthjellime dhe momente të pakta shiu.
“Dita e hënë ka nisur me mbizotërimin e vranësirave të dendura, të cilat herë pas here do të sjellin momente të shkurtra me pika shiu. Dita e martë dhe dita e mërkurë do të sjellin ndërprerje të reshjeve, duke krijuar vranësira të shpeshta, por edhe intervale të cilat priten të jenë më të dukshme në vijën bregdetare dhe në zonat e ulëta.
Dita e mërkurë, në pjesën e dytë të saj, do të sjellë zhvillim të vranësirave, ku gjatë orëve të mbrëmjes do të fillojnë reshjet e para të shiut në zonat jugperëndimore. Gjatë natës dhe në mëngjesin e së enjtes, territori do të jetë nën mbizotërimin e reshjeve, kryesisht të shiut. Zonat qendrore dhe veriore do të kenë reshje më të pakta.
Gjithashtu, dita e premte dhe fundjava pritet të mbetet e paqëndrueshme. Nga dita e martë dhe në vijim do të kemi rritje të temperaturave të ajrit, me maksimumet që mund të arrijnë deri në 20 gradë Celsisus dhe minimumet 2-3 gradë.
Një parametër tjetër problematik është era. Duke filluar që ditën e martë, do të kemi fuqizim të saj me shpejtësi deri në 65 km/orë në det të hapur. Kryesisht dita e martë do të jetë mjaft problematike, ndërsa dita e mërkurë do të sjellë vështirësi të theksuara për trafikun detar.
Edhe rajonet fqinje do të mbeten nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm, kryesisht Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Dita e martë dhe e mërkurë për të dy vendet do të sjellë mot të qëndrueshëm”, u shpreh Osmani.
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit