Kandidatja për Këshillin Mbikëqyrës: Banka e Shqipërisë duhet të parashikojë rreziqet

2 Shkurt 2026 | 15:52

Në Komisionin e Ekonomisë po zhvillohen seanca dëgjimore me kandidatët që kanë shprehur interesin për të qenë anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Në total janë 20 kandidatë nga fusha e ekonomisë dhe jurisprudencës, 10 prej të cilëve u dëgjuan këtë të hënë.

Gjatë prezantimit të saj, kandidatja për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Erjona Bejleri Çela, theksoi rolin e Bankës Qendrore si garant të stabilitetit dhe besimit në ekonomi.

“Rolin e Bankës Qendrore e shoh si garant të stabilitetit, besimit dhe parashikueshmërisë në ekonomi. Ajo nuk është vetëm institucioni që vendos normat e interesit, por institucioni që siguron që sistemi financiar të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme. Bankat duhet të qeverisen mirë, konsumatorët të mbrohen dhe rreziqet të parandalohen përpara se të materializohen. Mbikëqyrja moderne nuk matet vetëm me respektimin e rregullave, por me aftësinë për të parashikuar rreziqet, për të kuptuar se ku lindin problemet dhe për të ndërhyrë herët. Në këtë mënyrë, Banka e Shqipërisë mund të ruajë besimin publik, të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe të sigurojë që sistemi bankar të jetë i qëndrueshëm dhe i përgatitur për sfidat e së ardhmes”, tha Erjona Bejleri Çela.

Secili kandidat kishte në dispozicion shtatë minuta për të prezantuar idetë e tij, ndërsa u përballën edhe me pyetje nga deputetët e pranishëm lidhur me politika monetare, inflacionin, ndërhyrjet gjatë krizave financiare, si edhe hapat që po ndjek Banka e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit europian.

Në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë duhet të plotësohen tre vende, ndërsa Komisioni i Ekonomisë do të mblidhet sërish të mërkurën për të zhvilluar seancat dëgjimore me 10 kandidatët e tjerë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqiptarët mbajnë 1.8 trilionë lekë kursime në banka, 10 depozituesit më të mëdhenj zotërojnë 7.5% të tyre

Qytetarët dhe bizneset mbajnë rreth 1.8 trilionë lekë kursime në banka, ndërsa dhjetë depozituesit më të mëdhenj zotërojnë rreth 7.5% të totalit të depozitave në...
16:40 | 10/07/2026

Bankat shtojnë kreditë për banesa, pasuritë e paluajtshme zënë 52% të huave

Sistemi bankar shqiptar e mbylli vitin 2025 me një zgjerim të ndjeshëm të kreditimit për blerjen e pronave. Kredia për pasuri të paluajtshme arriti në...
16:35 | 10/07/2026

300 kredi të buta në administratë, i marrin policët, ushtarakët dhe mjekët

Qeveria ka hapur 300 kuota të reja për kredi të buta, duke u dhënë mundësi punonjësve të administratës publike të blejnë banesën e tyre me...
18:19 | 09/07/2026