Libia synon të bëhet furnizues serioz i gazit natyror për Evropën deri në vitin 2030
Libia ka njoftuar qëllimin e saj për të rritur ndjeshëm prodhimin e gazit natyror gjatë pesë viteve të ardhshme, me synimin për të rritur eksportet drejt Evropës që nga fillimi i dekadës së ardhshme, sipas presidentit të Korporatës Kombëtare të Naftës, Masoud Suleiman. Ky njoftim vjen në një kohë kur Bashkimi Evropian ka shprehur interesin për furnizues alternativë të gazit, në mënyrë që pas pavarësimit të plotë nga Rusia, të mund të “relaksojë” edhe marrëdhëniet energjetike me Shtetet e Bashkuara.
Duke folur të martën në konferencën LNG2026, Suleiman bëri të ditur se Libia planifikon të rrisë prodhimin ditor të gazit natyror në nivele që i afrohen 1 miliard këmbë kub, ndërsa paralelisht planifikon të fillojë shpimet për gaz argjilor në gjysmën e dytë të këtij viti.
Suleiman vuri në dukje se rezervat totale të gazit natyror të Libisë vlerësohen në rreth 80 trilionë metra kub, të shpërndara në fushat konvencionale dhe jokonvencionale. Pavarësisht madhësisë së këtyre rezervave, eksportet aktuale të gazit natyror të vendit mbeten të kufizuara.
Aktualisht, Libia eksporton sasi të papërfillshme të gazit natyror drejt Evropës përmes tubacionit Greenstream, duke nxjerrë në pah nevojën për investime dhe zgjerim të kapaciteteve në një moment kur Evropa kërkon burime alternative të furnizimit me energji.
Në të njëjtën kohë, presidenti i Kompanisë Kombëtare të Naftës njoftoi se fituesit e raundit të fundit të koncesioneve për eksplorimin dhe shfrytëzimin e hidrokarbureve pritet të shpallen më 11 shkurt. Ai tha se rreth 37 kompani nga Azia, Evropa, Amerika e Veriut, Lindja e Mesme dhe Afrika morën pjesë në këtë konkurs.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë