Ekonomia nis me optimizëm, qytetarët dhe bizneset kanë pritshmëri të mirë për vitin
Banka e Shqipërisë ka publikuar vrojtimin e ndjesisë ekonomike me përgjigjet e marra gjate muajit janar. Sondazhi tregon bizneset në të gjithë sektorët e ekonomisë kanë vlerësime më të mira për ecurinë e aktivitetit. Treguesi i ndjesisë ekonomike regjistroi një rritje prej 4.2 pikësh, duke qëndruar 10 pikë mbi mesataren historike.
Ky përmirësim u ndikua nga rritja e besimit të bizneseve në katër sektorët e ekonomisë: industri, ndërtim, shërbime dhe tregti.
Ndër sektorët me pritshmëritë më të mira mbeten shërbimet, me rritje 7.4 pikë përqindje këtë muaj duke u ndikuar nga vlerësimet më optimiste të bizneseve për nivelin e kërkesës dhe ecurinë aktuale të biznesit të tyre. Pritshmëritë e aktorëve janë të larta përsa i përket numrit të turistëve të huaj që pritet të vizitojnë vendin gjatë këtij viti, ndërsa 2025 u mbyll me rreth 12 milionë turistë të huaj.
Treguesi i besimit të industrisë u rrit me 4.8 pikë përqindje në janar, nga përmirësimi në të tre komponentët përbërës: vlerësimi i bizneseve për prodhimin industrial, për kontratat porositëse në total dhe nga eksportet. në ndërtim pritshmëritë mbeten gjithashtu optimiste dhe treguesi i ndjesisë u rrit me 3.1 pikë përqindje e ndikuar nga vlerësimi i bizneseve për aktivitetin ndërtues dhe porositë aktuale. Sipërmarrjet që ushtrojnë aktivitetin në tregti gjithashtu presin ecuri më të mirë të shitjeve dhe rritje të nivelit të punësimit në të ardhmen.
Ndërkohë, besimi i konsumatorëve mbeti i pandryshuar krahasuar me muajin e mëparshëm.
Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës
- 14:08 Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 13:49 Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
- 13:32 Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
- 13:31 Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës
- 13:17 Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)
- 13:11 Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht