“Si guxoni të vendosni ligjin”, Rama-gjyqtarëve: Kërkoni 37 milionë euro plus

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
4 Shkurt 2026 | 08:55

Kryeministri i vendit, Edi Rama, në një video të drejtpërdrejtë në Facebook të mërkurën, riktheu në vëmendje debatin mbi kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagave.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë reagoi ashpër, duke i akuzuar gjyqtarët për sulm publik ndaj qeverisë, kreut të Këshillit të Ministrave dhe mediave.

“Si mund të akuzoni të gjithë për histeri? Kush jeni ju që ta bëni këtë? Kërkoni 37 milionë euro shtesë nga buxheti i shtetit për t’ua rritur vetes pagat. Kjo është e vërteta dhe nuk ka interpretim tjetër. Shqiptarët duhet ta dinë se çfarë kërkoni dhe pse jemi përballë jush në Gjykatën Kushtetuese. Ju kërkoni që paga e gjyqtarëve të shkallës së parë të rritet nga 3,360 euro në 3,500 euro, për gjyqtarët e Apelit nga 3,480 euro në 5,500 euro, për Gjykatën Kushtetuese të shkojë në 5,800 euro dhe për prokurorët e SPAK-ut, të cilët nuk janë bashkuar me kërkesën tuaj, po ashtu një rritje të konsiderueshme. Jam shumë i axhituar se 37 milionë euro nga buxheti i shtetit duhet të hiqen nga diku tjetër. Ju jepni gjykime politike, a thua se qeveria është palë tjetër në aspektin politik. Ju duhet të garantoni pavarësi dhe paanësi. Ju kërkoni t’i rrisni pagat vetes me gjyq. Kurrë nuk e keni pasur më parë këtë pushtet. Ky është vullneti im, ashtu sikundër edhe pagat që keni sot” deklaroi Rama.

Ai shtoi se pagat aktuale të gjyqtarëve janë më të larta se mesatarja rajonale dhe të barabarta me gjyqtarët e vendeve europiane si Greqia.

“Ju flisni në emër të ligjit dhe Kushtetutës, por kjo nuk është e vërtetë, sepse ligji dhe Kushtetuta nuk e parashikojnë këtë. Si mund të vendosni etiketime të tilla, duke qenë arbitra dhe përfaqësues të një pushteti që duhet të heshtë në publik dhe të vendosë vetëm në sallën e gjyqit? Me këtë tentativë, ju doni të bëheni ligji në Gjykatën Kushtetuese,” tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia: Është ngritur grupi hetimor, pritet përgjigjja e analizave

Një grup prej 60 kursantësh të Kolegjit Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë janë dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv...
11:03 | 25/06/2026

Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, e cila zhvillohet më 25-26 qershor në Gdansk të Polonisë. Në këtë...
10:11 | 25/06/2026

Tragjedi mbi njerëzimin, tërmeti në Venezuelë dyshohet se ka shkaktuar nga 10 mijë deri 100 mijë viktima! Çfarë dimë deri tani?

Venezuela është goditur nga dy tërmete të fuqishme mbrëmjen e së mërkurës, me një diferencë prej më pak se një minute mes tyre, duke shkaktuar...
08:10 | 25/06/2026