Shoqata e Prokurorëve mbështet gjyqtarët në debatin kushtetues për pagat

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
4 Shkurt 2026 | 08:54

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar pas zhvillimeve të fundit dhe debatit publik mbi gjykimin kushtetues që lidhet me pagat e magjistratëve. Në një qëndrim zyrtar, ajo i bashkohet argumenteve tashmë të paraqitura nga shoqatat e gjyqtarëve para Gjykatës Kushtetuese dhe thekson rëndësinë e mbrojtjes së parimeve të shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë.

Shoqata thekson se debatet publike mbi sistemin e drejtësisë duhet të zhvillohen në mënyrë të përgjegjshme, të balancuar dhe me respekt për rolin kushtetues të magjistratëve. Çdo retorikë që synon të kthejë opinionin publik kundër magjistratëve nuk kontribuon në forcimin e shtetit të së drejtës.

Në veçanti, Shoqata e Prokurorëve paralajmëron se çdo ndryshim ligjor që sjell regres në standardet e njohura më parë, përfshirë uljen e pagave të magjistratëve, përbën cenim të garancive kushtetuese.

Sipas shoqatës, në një shtet demokratik dhe të së drejtës, pavarësia e Gjykatës Kushtetuese dhe e sistemit të drejtësisë është një parim themelor, që duhet të respektohet nga të gjithë aktorët institucionalë dhe publikë, veçanërisht në faza të ndjeshme para vendimmarrjes. Gjykimi kushtetues i inicuar nga shoqatat e gjyqtarëve duhet të përfundojë i pandikuar nga presione të jashtme apo instrumentalizim i opinionit publik.

Shoqata e Prokurorëve shpreh besimin e saj të plotë në Gjykatën Kushtetuese si autoritetin legjitim për të dhënë fjalën përfundimtare dhe mbështet çdo përpjekje që synon forcimin e rendit kushtetues, pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe mbrojtjen e standardeve demokratike në vend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet këtë të enjte nga gazetarët në lidhje me deklaratat e ministres serbe, e cila pak ditë më...
13:26 | 16/07/2026

Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia

Konflikti i nisur në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës rrezikoi të përshkallëzohej në një tjetër ngjarje të rëndë. Pas plagosjes me thikë të 32-vjeçarit Vildan...
13:16 | 16/07/2026

Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka kërkuar falje pas reagimeve të forta që shkaktoi deklarata e saj për spastrimin...
12:29 | 16/07/2026