“Eko-Toxic”, policia jep detaje e operacionit: 7 të arrestuar dhe 13 në kërkim
Policia e Shtetit ka njoftuar për finalizimin e operacionit të koduar “Eko-Toxic”, i cili synonte goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës, menaxhimit të mbetjeve, falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.
Në kuadër të këtij operacioni, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka vendosur 20 masa sigurie. Në pranga kanë rënë 7 persona ndërsa vijon puna për kapjen e 13 shtetasve të tjerë që nuk u gjetën gjatë operacionit.
Mes personave të arrestuar me masë sigurie “Arrest në burg” janë:
- F. Ç., 47 vjeç dhe G. S., 55 vjeç, Durrës – për ndotje të ajrit me substanca toksike;
- M. H., 37 vjeç, Tiranë – për kontrabandë;
- J. K., I. L., H. L., E. V., Sh. J. – për kontrabandë nga punonjës doganor;
- R. B., 41 vjeç – për kontrabandë dhe ndotje të ajrit;
- Sh. H., 39 vjeç, Elbasan – për kontrabandë dhe falsifikim dokumentesh;
- N. B., 58 vjeç dhe A. P., 35 vjeç, Elbasan – për ndotje të ajrit;
- K. A., 35 vjeç, Tiranë – për shpërdorim detyre.
Ndërkohë, disa të tjerë janë vënë nën masë sigurie “Arrest në shtëpi” për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, mes tyre persona banues edhe jashtë vendit, në Turqi, Kroaci dhe Gjermani.
Materialet janë kaluar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme hetimore.
Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot
- 10:18 Festë kombëtare në Paraguai pas eliminimit të Gjermanisë
- 10:10 Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028
- 10:06 Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar
- 10:04 Rubio: Do rivendosim unitetin në Libi
- 10:00 Spiropali: Jemi duke punuar për draftin për Shqipërinë e re, do vijoj të jem pjesë e PS
- 09:48 Mblidhen protestuesit e parë para Kuvendit, deputetët e PS hyjnë 30 minuta më herët (VIDEO)