Vrasja e oficeres së Gardës Kombëtare, Departamenti i Drejtësisë kërkon dënim me vdekje për autorin
Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se do të kërkojë dënimin me vdekje për Rahmanullah Lakanwal i cili dyshohet si autor i të shtënave ndaj dy anëtarëve të Gardës Kombëtare dhe vrasjen e njërit prej tyre, pranë Shtëpisë së Bardhë në nëntor.
Lakanwal, u deklarua i pafajshëm për nëntë akuzat kundër tij – përfshirë vrasje të shkallës së parë – gjatë paraqitjes së tij të parë në gjykatën federale të mërkurën.
Sipas dokumenteve të gjykatës, Lakanwal udhëtoi nga shteti i Uashingtonit për në kryeqytet në fund të nëntorit përpara se t’u bënte pritë dy oficerëve, duke i qëlluar të dy në kokë me armë.
Një tjetër anëtar i Gardës Kombëtare, pasi dëgjoi të shtënat, nxori armën e tij të shërbimit dhe qëlloi Lakanwalin, i cili ra përtokë dhe u arrestua.
Sarah Beckstrom, një nga anëtaret e Gardës Kombëtare që u qëllua në pjesën e prapme të kokës, u shpall e vdekur të nesërmen. Anëtari tjetër, Andrew Wolfe, është ende duke u shëruar.
Lakanwal punoi me CIA-n për më shumë se një dekadë në Afganistan përpara se ushtria amerikane të tërhiqej nga vendi. Ai shkoi në SHBA në vitin 2021.
Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon