Kundërshtohet vendimi i Kuvendit, gazetaret në protestë për moslejimin gjatë mbledhjeve të komisioneve

9 Qershor 2021 | 09:30

Vendimi i Byrosë së Kuvendit të enjten e shkuar për të ndaluar pjesëmarrjen e gazetarëve në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare, ka shkaktuar reagimin e gazetarëve, të cilët kanë vendosur të zhvillojnë një protestë simbolike sot para godinës së seancave plenare.

Protesta do të zhvillohet prej orës 09:30, pak minuta para se të fillojë seanca plenare e planifikuar për sot dhe kërkesa është që të shfuqizohet vendimi dhe të lejohet prania e gazetarëve në mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Ndërkohë sot në Kuvend do të votohet për çështjen e shkarkimit të presidentit Ilir Meta.

Por, kreu i shtetit e ka cilësuar Kuvendin që do të mblidhet për shkarkimin e tij “antikushtetues” dhe ka theksuar se do të jetë në krye të presidencës deri më 24 korrik të vitit të ardhshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Kuvendi voton sot për shkarkimin e presidentit Meta, mazhoranca e akuzon për 16 shkelje kushtetuese

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026