Publikimi i email-eve me Epstein, kryetari i firmës ligjore “Paul Weiss” jep dorëheqjen
Brad Karp, kryetari i Paul Weiss, një nga firmat më të shquara të avokatisë së korporatave në SHBA, dha dorëheqjen papritur nga posti i tij të mërkurën pasi dosjet e sapopublikuara të Jeffrey Epstein zbuluan shkëmbimet e tij të email-eve me abuzuesin e dënuar seksual.
“Duke udhëhequr Paul Weiss për 18 vitet e fundit ka qenë nderi i jetës sime profesionale. Raportimet e fundit kanë krijuar një shpërqendrim dhe kanë përqendruar vëmendjen tek unë, gjë që nuk është në interesin më të mirë të firmës”, tha Karp.
Emailet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë javën e kaluar tregojnë se Karp dhe Epstein kanë mbajtur komunikime deri në vitin 2019, vitin kur vdiq Epstein.
Më 22 korrik 2015, Karp në një email e falënderoi me gjithë zemër Epsteinin për mikpritjen e tij për një mbrëmje që ai e quajti “një herë në jetë”.
“Jeffrey, nuk mund të të falënderoj mjaftueshëm që më përfshive në një mbrëmje që nuk do ta harroj kurrë. Ishte vërtet ‘një herë në jetë’ në çdo aspekt, megjithëse shpresoj të ftohem përsëri. Je një mikpritës i jashtëzakonshëm – dhe shtëpia jote…!!! Faleminderit përsëri. Shihemi së shpejti. Brad,” shkruhet në mesazh.
Në qershor të vitit 2016, Karp e pyeti Epstein nëse mund ta ndihmonte të birin të gjente një punë në një film të ardhshëm të Woody Allen.
Karp shkroi se djali i tij “do të donte shumë të punonte, në çfarëdolloj kapaciteti, me Woody-n në projektin e tij të ardhshëm filmik, nëse kjo është e mundur.
Epstein u përgjigj: “Sigurisht, do të pyes. A mund të më tregoni se çfarë roli do të donte të luante? Unë di pak për filmat?”
Karp bëri bujë marsin e kaluar pasi u takua me Presidentin Donald Trump dhe arriti një marrëveshje që presidenti të anulonte urdhrin e tij ekzekutiv që pezullonte lejet e sigurisë për avokatët dhe stafin në firmën ligjore.
Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon