Vance për liderët evropianë: Privatisht janë të gatshëm të bëjnë lëshime, por publikisht sulmojnë SHBA-në

5 Shkurt 2026 | 08:41

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance gjatë një interviste nisi një sulm të ri ndaj liderëve evropianëve. Duke folur me gazetaren Megyn Kelly të mërkurën ai u pyet  për qëndrimin e Evropës ndaj SHBA.

Vance qeshi dhe tha se evropianët privatisht janë shumë miqësorë dhe të gatshëm të bëjnë shumë lëshime, por pastaj e sulmojnë SHBA-në publikisht.

“Më vjen keq. Është e gjitha e rreme. Narrativa se ata nuk po bëjnë lëshime dhe kompromise ndaj
SHBA-së nuk është e vërtetë”, shtoi ai.

Ndwr tw tjera ai paralajmëroi se nëse Irani do të siguronte një armë bërthamore, kjo do të shkaktonte një garë të ngjashme armatimesh në të gjithë Lindjen e Mesme.

“Irani nuk mund të ketë armë bërthamore. Ky është qëllimi i deklaruar politik i presidentit të Shteteve të Bashkuara. Ajo që do të bëjë Presidenti Trump është t’i mbajë opsionet e tij të hapura. Ai do të flasë me të gjithë.

Ai do të përpiqet të arrijë atë që mundet me mjete jo-ushtarake. Nëse ai beson se ndërhyrja ushtarake është e vetmja mundësi, atëherë në fund të fundit ai do ta bëjë atë zgjedhje”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026

Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)

Një protestë studentore në Bruksel u shndërrua në të dhunshme të enjten, ndërsa demonstruesit u përleshën me policinë në qendër të qytetit për shkak të...
17:33 | 04/06/2026

BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze

Bashkimi Evropian ka miratuar një ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze në një përpjekje për të forcuar armëpushimin e fundit të brishtë....
17:27 | 04/06/2026