Tragjedia me familjen shqiptare në Itali, të afërmit të tronditur: Ishin model

5 Shkurt 2026 | 15:52

Katër anëtarë të një familjeje shqiptare kanë ndërruar jetë në Itali, pas një rrjedhjeje gazi nga kaldaja në banesën ku jetonin. Tragjedia ka zhytur në zi fshatin Gryksh i Madh të Peqinit, vendlindjen e familjes.

Të afërmit e familjes shprehen të tronditur nga kjo tragjedi, duke theksuar se ishin një familje model.

“Ishin familje e mrekullueshme, si këtu si në Itali. Atë e kam djalin e tezes. Lajmin e morëm vesh nga televizori. I vëllai i merrte në telefon dhe nuk i përgjigjej njeri. Shkoi te shtëpia me 2 karabinierë dhe i gjetën të vdekur”, tregon mes lotësh i afërmi i Arti Kolës.

Viktimat, Arti Kola, Jonida Kola, Hajdar Kola dhe Xhesika Kola, jetonin prej disa vitesh në Itali, pas një periudhe emigrimi sezonal në Greqi. Sipas autoriteteve italiane, ata u gjetën pa shenja jete në zonën e Luccas, ndërsa hetimet për shkaqet e sakta vijojnë. 

Nga Grykshi i Madh në Peqin e deri në Porcari të Italisë, dhimbja është e përbashkët. Një tragjedi që bashkon dy komunitete, dy vende dhe lë pas një mesazh të hidhur për sakrificat e emigracionit dhe jetët e pafajshme të humbura shumë herët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026