Biznese të regjistruara si familjarë, nis përditësimi i kontratave të energjisë
Furnizuesi i Shërbimit Universal, FSHU, pjesë e OSHEE Group, ka nisur procesin e përditësimit të kontratave të energjisë elektrike për klientët biznes, me synim zbatimin e tarifimit sipas sistemit të ri të pagesës.
Gjatë kontrolleve në terren janë konstatuar subjekte private që ushtrojnë aktivitet biznesi dhe tarifohen gabimisht si klientë familjarë me 8.5–9.5 lek/kËh, në vend të tarifës 14 lek/kËh për bizneset.
“FSHU u bën thirrje bizneseve, OJF-ve dhe personave fizikë që veprojnë si biznese të verifikojnë dhe përditësojnë kontratat e tyre, nëse rezultojnë ende të regjistruar si klientë familjarë, për të shmangur penalitetet. Procesi synon një tarifim të drejtë dhe nuk prek klientët që e përdorin energjinë vetëm për qëllime banimi”, thuhet në një njoftim të shpërndarë për mediat.
Përditësimi i kontratave mund të kryhet në sportelet e Qendrave të Kujdesit të Klientit të FSHU-së ose online, përmes platformës dhe aplikacionit të OSHEE-së.
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri
- 14:08 Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 13:49 Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
- 13:32 Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
- 13:31 Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës
- 13:17 Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)
- 13:11 Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht