Stuhia “Leonardo” në Portugali, thirrje për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale

6 Shkurt 2026 | 16:14

Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta vijojnë të jenë problematike në disa zona të Spanjës dhe Portugalisë. Nga kjo situatë ka humbur jetën një persona dhe janë evakuuar më shumë se 7,000 njerëzve.

Në një situatë të tillë alarmante po bëhet thirrje për të shtyrë raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Portugali.

Stuhia “Leonardo”, e cila ka goditur gadishullin Iberik këtë javë dhe ka detyruar qeverinë portugeze të zgjasë gjendjen aktuale të fatkeqësisë në 69 komuna deri në mesin e shkurtit.

Stuhia ka vrarë një burrë në Portugali , ndërsa një vajzë e re rezulton e zhdukur në rajonin jugor spanjoll të Andaluzisë. Kjo është stuhia e fundit në një seri stuhish vdekjeprurëse që kanë goditur Portugalinë dhe Spanjën në javët e fundit, duke vrarë disa persona.

Autoritetet në Andaluzi, ku më shumë se 7,000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, evakuuan zonat e banuara pranë lumit Guadalquivir në Kordoba gjatë natës për shkak të rritjes dramatike të niveleve të ujit.

Rreth 1,500 banorëve u është urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Grazalema, një fshat malor i njohur për alpinistët, ndërsa uji depërtoi nëpër muret e shtëpive dhe u derdh përgjatë rrugëve të pjerrëta me kalldrëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?

E njëjta shportë blerjesh mund të kushtojë pothuajse katër herë më shumë, varësisht nga vendi ku ndodheni në Evropë. Por cilat vende janë më të...
09:05 | 25/06/2026

Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka quajtur Andy Burnham “jashtëzakonisht liberal”, në komentet e tij të para publike për ish-kryetarin e bashkisë së Mançesterit të Madh që...
08:54 | 25/06/2026

Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes

Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth aksidentit mes dy trenave në veri të Londrës ku si pasojë humbi jetën një person dhe plagosi rreth 100...
08:32 | 25/06/2026