Raporti i “Freedom House” për demokracinë, Shqipëria humbet pikë, përmirësohen Kosova dhe RMV-ja
“Demokracia dhe pluralizmi janë në rrezik, dhe ky është viti i 14 radhazi i rënies globale të lirisë, një botë pa një udhëheqje demokratike”. Ky është përfundimi dhe paralajmërimi që jep “Freedom House” në raportin e publikuar së fundmi.
Shqipëria ka humbur një pikë, duke kaluar në një vlerësim nga 68 në 67 dhe kjo sipas raportit i atribuohet në pjesën më të madhe përplasjeve të fuqishme politike që ndodhën gjatë vitit 2019 në vend. Dhe vendi ynë vijon të mbetet në listën e vendeve pjesërisht të lira. Në rajonin tonë, veç Shqipërisë ka pësuar rënie edhe Mali i Zi dhe Serbia.
Ndërsa Kosova dhe Maqedonia e Veriut patën përmirësime krahasuar me vitin e kaluar. Zgjedhjet në Kosovë thuhet në raport sollën në pushtet partinë nacionaliste të opozitës Vetëvendosje, ku ajo ka një mundësi për të ndryshuar situatën me korrupsionin në vend. Për Maqedoninë e Veriut theksohet se mbajti zgjedhje konkurruese, dhe kjo shihet si mundësi për të lënë pas trashëgiminë antidemokratike të ish-Kryeministrit Nikolla Gruevski.
Në Mal të Zi dhe Serbi, gazetarë të pavarur dhe figura të opozitës u përballën me kërcënime dhe dhunë. Zhgënjimi i publikut me partitë qeverisëse shkaktoi protesta të mëdha në të dy vendet, por ata nuk arritën të sjellin ndonjë ndryshim domethënës.
Sa i përket të tjera shteteve në raport citohet se Rumania ndryshoi kodin e saj zgjedhor. Vendi e mbylli vitin me një qeveri të re pasi Partia Social Demokratike e rrënuar nga korrupsioni, axhenda e së cilës kishte rrezikuar sundimin e ligjit, u mund në një mocion të besimit parlamentar.
Raproti del në përfundimin se principet e demokracisë në Evropës vitet e fundit kanë qenë në presion të vazhdueshëm. Duke u ndalur në klimën botërore, raporti i Freedom House nënvizon se Diktatorët po mundohen të përdorin taktikat e fundit të mosmarrëveshjeve brenda vendeve të tyre dhe të përhapin ndikimin e dëmshëm edhe në zonat më të largëta e të botës.
Si rezultat i këtyre trendeve, “Freedom House” arriti në përfundimin se 2020 është viti i 14 radhazi që vërtetoi rënien e lirisë globale. Brutaliteti i pakontrolluar i regjimeve autokratike dhe rënia etike e fuqive demokratike po kombinohen për ta bërë botën gjithnjë e më armiqësore ndaj kërkesave të reja për qeverisje më të mirë. Protestat e vitit 2019 deri më tani nuk kanë arritur të ndalojnë rënien e përgjithshme të lirisë globale, dhe pa mbështetje dhe solidaritet më të madh nga demokracitë e zhvilluara, ata kanë më shumë gjasa të nënshtrohen ndaj reprezaljeve autoritare.
Këtu gjeni të plotë dhe të pikëzuar raportin e “Freedom House”
Gjesti i veçantë i protestuesve, u dhurojnë lule efektivëve të policisë (VIDEO)
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesve, u dhurojnë lule efektivëve të policisë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera