Kore e Jugut, Firma e kriptomonedhave gabimisht u jep klientëve bitcoin me vlerë mbi 40 miliardë dollarë

7 Shkurt 2026 | 16:23

Një bursë kriptomonedhash në Korenë e Jugut u dha aksidentalisht klientëve bitcoin me vlerë mbi 40 miliardë dollarë, duke i bërë ata për një kohë të shkurtër multimilionerë.

Platforma, Bithumb ishte planifikuar t’u jepte klientëve një shpërblim të vogël prej 2,000 won  por në vend të kësaj u dha atyre 2,000 bitcoin.

Bithumb, kërkoi falje për gabimin, duke shtuar se shpejt kishte kuptuar gabimin e saj dhe kishte rikuperuar pothuajse të gjitha bitcoin-et që mungonin. Kompania tha se kishte rikuperuar 99.7% të 620,000 bitcoin-eve të dërguara gabimisht.

Në një takim urgjent të shtunën, rregullatori financiar i Koresë së Jugut tha se do të hetonte incidentin. Çdo shenjë e aktivitetit të paligjshëm do të nxiste hetime zyrtare, tha Shërbimi Mbikëqyrës Financiar (FSS).

Bithumb tha se do të përmirësonte sistemet e verifikimit dhe do të prezantonte inteligjencën artificiale për të zbuluar transaksione anormale.

Në prill të vitit 2024, Citigroup, një bankë amerikane, gabimisht kreditoi 81 trilionë dollarë, në vend të 280 dollarëve, në llogarinë e një klienti.

Dy punonjës nuk arritën ta dallonin gabimin përpara se të përpunohej, por banka e anuloi transaksionin brenda disa orësh pasi një punonjës i tretë e vuri re gabimin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026