Nga sot mund pezullohet kryeministri? Hitaj: Gjykata pushtet mbi politikën

7 Shkurt 2026 | 21:02

Gazetari Arbër Hitaj i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania ka folur lidhur me vendimin e marrë të premten vonë nga Gjykata Kushtetuese e cila rrëzoi kërkesën e qeverisë dhe la në fuqi pezullimin e ministres Belinda Balluku. Hitaj tha se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese i kanë dhënë të drejtë GJKKO-së dhe SPAK-ut.

Ai theksoi se tashmë një prokuror i SPAK-ut nëse çon kërkesë GJKKO-së dhe ia miraton mund të pezullohen të gjithë ministrat dhe kryeministri.

“Pavarësisht se juristët thanë që nuk ka patur qëndrim. Për mua ka patur qëndrim duke mos mbajtur qëndrim. Pra anëtarët e Gjykatës Kushtetuese qartazi i kanë dhënë të drejtë GJKKO-së dhe SPAK-ut dhe për mua është 8 me 0 kundër Këshillit të Ministrave.

8 me zero pro GJKKO-së dhe SPAK-ut. Kjo është e qartë sepse ata nuk kanë dashur që të japin një vendim dhe nuk janë marrë me pjesën e ka të drejtë apo jo, por janë marrë me çështjen e imunitetit. Pra, praktikisht ata sot i kanë hequr imunitetin çfarëdolloj ministri që është dhe do përballet me drejtësinë.

Nga sot unë besoj që jemi në një udhëkryq shumë të rrezikshëm, sepse nga sot për çështje dhe më minore, për çështje të vogla, për çfarëdolloj çështje që gjykon një prokuror i SPAK-ut, ja çon kërkesë GJKKO-së, GJKK0-ja ja miraton dhe nga sot mund të pezullohen të gjithë ministrat, mund të pezullohet kryeministri, pra, të gjithë ministrat. Kryeministri. Pra sot nuk ka më nuk ka më limit nga një gjykatë”, u shpreh ai.

Hitaj më tej theksoi se ata tashmë janë mbivendosur ndaj pushtetit ekzekutiv edhe ndaj pushtetit legjislativ. Sipas tij ata nesër mund të rrëzojnë një qeveri.

“Nga ky moment metaforike në presionin që po nga ky moment dhe tani për katër vjet edhe ata duhet të japin llogari në qoftë se ka korrupsion Shqipëria sepse kemi thënë që ka korrupsion është problematikë. Politika e ndalon SPAK-un.

Po tani më fal, ke përgjegjësi shumë të madhe zotëri. Tani është një përgjegjësi tej kostumit tënd. Ky është problem i madh. Ky është problem i madh që nuk mund të tërhiqen tani më si struci dhe të thonë që kemi më pengesa.

Ata tashmë janë mbivendosur ndaj pushtetit ekzekutiv edhe ndaj pushtetit legjislativ. Po të doni ju sepse nuk ka njeri që t’i ndalojë tanë dhe aq më mirë nuk ka njerëz që t’i ndalojë. Nga ky moment. Po. Nga ky moment ata janë sky is the limit thonë anglezët. Pra për ata nuk ka më kufij. Kufiri vetëm është morali i tyre, ndërgjegja e tyre e tjerë e tjerë.

Por a mjafton morali dhe ndërgjegjia e një individi? Unë nuk besoj që mjafton. Tani janë tani janë. Ata futen në ata mund të rrëzojnë një qeveri nesër”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026