Plagosje, vjedhje e përndjekje, arrestohen 4 persona të shpallur në kërkim

8 Shkurt 2026 | 12:02

Katër persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale u vunë në pranga nga policia e Tiranës. Arrestimet u bënë në kuadër të operacionit të koduar “Catch”:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapën dhe ndaluan shtetasin G. I., 30 vjeç, pasi Prokuroria kishte lëshuar urdhër ndalimi për të, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. Ky shtetas, më datë 01.12.2025, në rrugën “Irfan Tomini”, në bashkëpunim me shtetasin E. U. (i arrestuar në flagrancë), ka plagosur me mjet prerës shtetasin M. A. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit G. I., ditën e ngjarjes, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, kapën dhe ndaluan shtetasin R. R., 30 vjeç. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”. Nga ky dënim, i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit, 5 muaj e 19 ditë burgim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën shtetasin në kërkim E. M., 19 vjeç, pasi Gjykata e Durrësit ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas iu dorëzua DVP Durrës, për veprime të mëtejshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ekzekutuan vendimin e Gjykatës për ndalimin e shtetasit A. D., 22 vjeç, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”

Këtë të hënë, në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, është diskutuar mbi shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri. Të dhëna nga...
22:30 | 20/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet

Sonila Çela, Drejtore e Institutit kërkimor Data Centrum, ka folur në “Now” lidhur me arsyet pse turistët e huaj zgjedhin Shqipërinë. Çela ka shpjeguar edhe...
22:19 | 20/07/2026