Deda: U dukem tip i sertë, kjo i largon këngëtarët! Preferoj që të bashkëpunoj me disa miq

8 Shkurt 2026 | 19:27

Kauntautori dhe këngëtari, Elton Deda i ftuar në emisionin “Interview” me Mirela Milorin në Euronews Albania ka folur lidhur me bashkëpunimet e tij dhe ofertat për bashkëpunim. Ai theksoi se tipi i tij pak i sertë i largon disa këngëtarë.

Sipastij tij tjetër arsye është edhe stili i cili nuk mund të përshtatet me këngëtarin i cili kërkon të bashkëpunijë prandaj preferon miqtë e tij të cilët përmendi disa emra.

“Jo jo, sepse ndoshta u duken edhe pak tipi sert ose ndoshta sepse duke mbrojtur integritetin tënd ti largohesh më shumë nga këta këngëtarë. Ë e treta, një këngëtar që ka shumë view dhe ka shumë fan po ndoshta muzika e tij është e rëndomtë, nuk do kishe çfarë të bënte me mua fare, sepse unë do t’i jepja një model tjetër këngë që atij nuk do t’i pëlqente ose dhe po t’i pëlqente ndoshta s’do ta këndonte dot.

Kështu që unë më tepër preferoj që të rri te këto miqtë e mi, tek Eneda, te Urgeza, tek Candri, te Redi, te Renisi, te Altini, këto miqtë e mi domethënë që e kuptojnë dhe për ato edhe mund të shkruaj muzikë edhe në rast se. Me Nedën madje kam qejf, kam një këngë që e kam ja kam bërë dikur dhe ne nuk e sosëm, po i kam dhënë fjalën që këtë vit do ja mbarojmë patjetër.

Më vjen keq në përgjithësi më vjen keq sepse dëgjoj shumë ë jo vetëm në media, por dhe në festival që unë i prek vetë, sepse u bë shumë vite që unë merrem me atë me atë gjë. Këngëtare të shkëlqyera që këndojnë këngë me diokre dhe për atë sigurisht që më vjen keq.
Nuk e kam. Jo, nuk e kam atë të drejtë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Skëndërbeu ka qenë mit për shqiptarët”, historiania Valentina Duka ‘skanon’ figurën e heroit

Historiania Valentina Duka e ftuar në “Interview” me Mirela Milorin në Euronews Albania, bëri një analizë të figurës së Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe mënyrës se...
19:23 | 31/05/2026

Opera e parë e shqiptare në Maqedoninë e Veriut, regjisori: Me “Skëndërbeun” donim të tregonim që ne vlejmë

I ftuar këtë të diel në emisionin Interview me Mirela Milori, regjisori Qëndrim Rijani, regjisor i Teatrit Kombëtar Shqiptar, ka folur për një nga projektet...
18:38 | 24/05/2026

Malaj tregon si e njohu Edi Ramën: Është viktimë e përbindshave të vetë

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, në qeverinë socialiste kur kryeministër ishte Fatos Nano, ka folur për Mirela Milori në një intervistë në Euronews Albania lidhur...
19:57 | 17/05/2026