Malaj tregon si e njohu Edi Ramën: Është viktimë e përbindshave të vetë
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, në qeverinë socialiste kur kryeministër ishte Fatos Nano, ka folur për Mirela Milori në një intervistë në Euronews Albania lidhur me jetën e tij politike dhe partiake. Malaj është ndalur edhe te mendimi i tij për kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, Rama nuk ka dije shtetformuese dhe beson verbërisht te këshilltarët e huaj.
“E kam njohur për herë të parë fizikisht kur i vdiq i ati dhe ne shkuam me Nanon atje, bashkë me Ben Blushin. Ishim një grup në shtëpinë e tij për ta ngushëlluar. Pastaj erdhi momenti se si u fut në politikë. Nano kishte një teori për të gjithë ata që e kritikonin, edhe me të drejtë: ‘Në vend që të kritikoni, më thoni si bëhet, hajdeni’. Kjo ishte teoria që ai thoshte gjithmonë. Edhe Rama, mesa duket, ra dakord.
Ka edhe një detaj interesant: dekreti që ishte mbi tavolinë për t’u firmosur nga Nano kishte emrin e Luan Ramës për ministër Kulture, por mesa duket Rama ra dakord dhe Nano tha: ‘Ramën e lashë, po hoqa vetëm Luanin’.
Me Ramën kam pasur një mendim që ia kam thënë edhe Nanos dhe po e them edhe publikisht: për mua nuk ka asnjë qelizë shtetformuese. Ka emocion, ka karizëm, por nuk e njeh shtetin. Nuk pranon të këshillohet, denigron këshilltarët e brendshëm dhe beson në mënyrë të verbër këshilltarët e huaj. Rama është viktimë e përbindëshave të tij të brendshëm”, tha Arben Malaj.
Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
“Trishtim, po katandiset gjithmonë e më keq fakulteti”! Emocionohet Arben Kumbaro: E kthyen si në
“Skëndërbeu ka qenë mit për shqiptarët”, historiania Valentina Duka ‘skanon’ figurën e heroit
- 10:12 Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale
- 10:06 Robotët humanoide kryejnë ndërhyrje kirurgjikale për herë të parë
- 09:47 Marta Kos: Shqipëria do të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në (VIDEO)
- 09:38 Bujar Leskaj kundër bojkotit të PD: Qytetarët s’i votojnë deputetët për të lënë bosh karriget në Parlament
- 09:35 Yamal: Gjysmëfinalja me Francën, ndeshja më e rëndësishme por nuk ndjej presion
- 09:28 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë dhe Evropën, temperaturat pritet të arrijnë deri në 45°C